Personat që u gjetën të vdekur në vilën në Pejë janë të moshës 20 dhe 25 vjeçare

Prishtinë | 30 Dhj 2025 | 17:11 | Nga Ekonomia Online

Dy persona, një burrë dhe një grua, janë gjetur të vdekur sot në një vilë në Pejë, kanë konfirmuar nga policia dhe prokuroria.

Gazeta express mëson se viktimat janë të moshës së re, njëri rreth 20 dhe tjetri rreth 25 vjeç.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka thënë se në vendin e ngjarjes ka dalë prokurorja e krimeve të rënda dhe njësitet polciore.

“Prokurorja e krimeve të rënda dhe njësitet policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes”, tha ai.

Ndërsa, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha se vdekjen e viktimave e ka konstatuar mjeku kujdestar.

“Rreth orës 15:00 policia është informuar se në rrugën e KFOR-it se dyshohet se dy persona në një vilë janë pa shenja jete. Policia dhe ekipi i emergjencës ka dal në vendin e ngjarjes, ku vdekja e dy personave është konstatuar nga mjeku kujdestar. Viktimat janë njëri i gjinisë mashkullore dhe tjetra e gjinisë femërore”, tha Gashi.

Të ngjashme