Presidenti amerikan ka pohuar në konferencën për shtyp se Shtetet e Bashkuara do të drejtojnë Venezuelën për momentin, megjithëse nuk është e qartë se si do të bëhet kjo.
“Ne do ta drejtojmë vendin deri në kohën kur të mund të bëjmë një tranzicion të sigurt, të duhur dhe të drejtë”, tha Trump. Ai nuk ka dhënë detaje të tjera, raoirtin The Guardian.
Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, është arrestuar dhe nxjerrë nga Venezuela në një aksion në shkallë të gjerë të kryer nga forcat amerikane në kryeqytetin Karakas, siç ka bërë të ditur presidenti amerikan, Donald Trump. Bashkë me Maduron është kapur edhe gruaja e tij.
Lideri i Venezuelës akuzohet për vepra që lidhen me drogë dhe armë.