Ndërpritet operimi i impiantit për ujë të pijes në Mitrovicë

Prishtinë | 08 Jan 2026 | 09:10 | Nga Ekonomia Online

Si pasojë e rritjes së nivelit të lartë të turbullirës në burimet e ujit, është bërë ndërprerja e përkohshme e operimit të Impiantit për Trajtimin e Ujit të Pijes, ka njoftuar Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica”. 

KRU “Mitrovica” ka njoftuar se aktualisht është i pamundur trajtimi dhe shpërndarja e ujit sipas standardeve. 

Ekipet janë në monitorim të situatës. 

“Këto kushte teknike e bëjnë të pamundur trajtimin dhe shpërndarjen e ujit sipas standardeve të sigurisë dhe cilësisë së ujit të pijes. Ekipet tona teknike janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe do të rifillojnë operimin e impiantit menjëherë pas normalizimit të nivelit të turbiditetit”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme