Në nderim të viktimave, Konsullata e Kosovës në Cyrih ul flamurin në gjysmë shtizë

Prishtinë | 09 Jan 2026 | 11:06 | Nga Ekonomia Online

Konsullata e Kosovës në Cyrih ka ulur flamurin në gjysmë shtizë në nderim të të paktën 40 viktimave dhe të plagosurve në rastin e që ndodhi natën e Vitit të i në një resort alpin në Crans-Montana.

“Në shenjë solidariteti dhe respekti, Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, ka ulur sot flamurin në gjysmë shtize, në nderim të viktimave të tragjedisë së rëndë në Crans-Montana. Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta dhe qëndrojmë pranë Zvicrës mike në këto momente dhimbjeje”, thuhet në njoftim.

Sot, Zvicra shënon ditë zie kombëtare në kujtim të viktimave të zjarrit tragjik që ndodhi më 1 janar në Crans-Montana.

Të ngjashme