Tre të lënduar pasi treni goditi një veturë në Grabovc të Fushë Kosovës

Prishtinë | 09 Jan 2026 | 14:57 | Nga Ekonomia Online

Tre persona kanë mbetur të lënduar pasi treni goditi një veturë në fshatin Grabovc të Poshtëm në Fushë Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur për Ekonomia Online zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti

“Rreth orës 13:50 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Grabovc i poshtëm. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet . Si pasojë e aksidentit, tre persona janë lënduar. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal”, tregoi Ahmeti.

Të ngjashme