Dyshohet për grabitje në një villë në Çagllavicë, arrestohet një 32-vjeçar

Prishtinë | 09 Jan 2026 | 15:19 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, ka njoftuar se është arrestuar një person që dyshohet për vjedhje që ka ndodhur muajin e kaluar në një villë në Çagllavicë.

I arrestuari V.B, 32 vjeç, dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.

Njoftimi:

Dërgohet në mbajtje një personi i dyshuar për grabitje

Prishtinë, 09 Janar 2026- Zyrtarët e Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, kanë arritë të sigurojnë prezencën e një personi të dyshuar për veprën grabitje, që ka ndodhë me datën 26.12.2025, në një villë në Qagllavicë.

Puna e zyrtarëve policor për arrestimin e personit të dytë të dyshuar lidhur me këtë rast po vazhdon, ndërkohë që personi i dyshuar:  V.B, (mashkull) 32 vjeç, shtetas Republikës së Kosovës, me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme