Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton se pas zbatimit të masave të vecanta hetimore, në koordinim me Policinë e Kosovës ka arrestuar dy persona, me iniciale Q.H., dhe R.H., për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar narkotikeve substancave psikotrope apo analoge“.
Gjatë urdhër kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një sasi kokainë, armë dhe para.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë.
Prokuroria Themelore e Mitrovicës, brenda afatit të paraparë ligjor do të paraqesë kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj të ndaluarve