Arrestohet personi që sulmoi policët në Ferizaj

Prishtinë | 09 Jan 2026 | 20:27 | Nga Ekonomia Online

Më 9 janar 2026, një person, A.N. (35 vjeç), u arrestua nga policia në Ferizaj pasi sulmoi zyrtarët gjatë ndërhyrjes për një veturë të parkuar para stacionit.

Gjatë incidentit, ai përdori fjalë fyese dhe kanosëse, duke detyruar policinë të përdorë sprej mbrojtës. Tre policë dhe i dyshuari pësuan lëndime të lehta.

Rasti po hetohet për “Sulm ndaj personit zyrtar”, ndërsa i dyshuari është në mbajtje 48 orë për procedura hetimore.

Policia apelon tek qytetarët për respektimin e urdhrave ligjorë dhe bashkëpunimin me autoritetet.

Të ngjashme