Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, vizitoi dje spitalin për të takuar trenjakët që lindën në ndërrimin e motmoteve, me ftesë të nënës Fjolla Ibrahimi Starabaja.
Në vizitë, presidentja u shpreh për rëndësinë e mbështetjes së nënave, fëmijëve dhe familjeve, duke theksuar se çdo lindje është një investim për të ardhmen e shoqërisë.
Ajo uroi që fëmijët të rriten me shëndet dhe dashuri, ndërsa nënat të ndihen të vlerësuara dhe të mbështetura.