Një polic neutralizoi të dyshuarin për plagosjen në Deçan – detaje të reja nga rasti

Prishtinë | 13 Jan 2026 | 12:26 | Nga Ekonomia Online

I pari që kishte reaguar në rastin e plagosjes së tre personave në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan ka qenë një polic.

Ai ka arritur të neutralizojë të dyshuarin për këtë rast, ku më pas ka njoftuar Policinë e Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi për Tëvë1.

“Mbrëmë pas mesnatës një person ka gjuajtur me armë zjarri ndaj tre personave të tjerë, ndërsa ky rast është kualifikuar si vrasje e rëndë në tentativë, menjëherë ka intervenuar një person policorë që ka neutralizuar të pandehurin, ka ftuar PK dhe më pas ka dal edhe prokurori i krimeve të rënda në vendin e ngjarjes, është ndaluar për 48 orë personi i dyshuar dhe është konfiskuar një armë zjarri”, ka thënë ai.

Për rastin është deklaruar edhe Policia e Kosovës

“Më  13 janar, rreth orës 00:18, policia është njoftuar se në një lokal ka të shtëna me armë zjarri. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku në një lokal ka vërejtur tre persona të shtrirë, të lënduar nga arma e zjarrit. Të njëjtit janë dërguar në QMF dhe pastaj në Emergjencës e Spitalit të Pejës.Një person i dyshuar është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë kompetente për të sqaruar rrethanat e ngjarje, ndërsa janë sekuestruar 1 armë, 1 karikator me 9 fishekë”, ka thënë zëdhënësi, Fadil Gashi.

Ndërsa, dy nga të plagosurit janë dërguar për trajtim në QKUK, kurse tjetri është në Spitalin e Pejës dhe jashtë rrezikut për jetë.

Të ngjashme