Arrestohet një i dyshuar për tri raste vjedhjeje në Prishtinë

Prishtinë | 14 Jan 2026 | 08:31 | Nga Ekonomia Online

Njësitet policore të Stacionit Policor Qendra, në bashkëpunim me Sektorin e Hetimeve të Kryeqytetit, kanë arrestuar një person të dyshuar për përfshirje në së paku tri raste vjedhjeje në Prishtinë.

Sipas komunikatës së Policisë së Kosovës, arrestimi është realizuar pas një pune hetimore dhe operacionale nga ana e njësive policore. I dyshuari është identifikuar si D.G., mashkull, 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Policia bën të ditur se pas arrestimit, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, i dyshuari është intervistuar dhe më pas është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Hetimet lidhur me rastet e vjedhjeve po vazhdojnë në koordinim me organet e drejtësisë.

Të ngjashme