Rama: Deri në 2028, s’do blejmë energji nga jashtë

Prishtinë | 14 Jan 2026 | 15:42 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Abu Dabi, ku po merr pjesë në Samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm, nën kujdesin e veçantë të Presidentit Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan.

Në fjalën e tij në panel, Rama u shpreh se deri në fund të vitit 2028 Shqipëria do të jetë një vend Sovran dhe nuk do të blejë energji nga jashtë.

“Jemi me fat sepse kemi burimet hidrike dhe jemi 100 % me energji të ripërtëritshme. Jemi te niveli më i lartë i renditjes. Mos harroni se burime ujore do të thotë se ne varemi nga humori i Allahut. Kur nuk kemi shi na duhet t’i drejtohemi importit dhe këtu puna vështirësohet. Kemi investuar në energji diellore dhe të erës që të mos kemi më nevojë ti drejtohemi importit, plani po ecën mirë dhe besojmë se në fund të 2028 do të jemi sovran nuk do të blejmë energji nga jashtë.

Kemi një bashkëpunim strategjik dhe dua të them se kjo ka ndodhur falë këtij vendi e udhëheqësit të madh tuaj që ka vizionin e njerëzimit që shkon përtej kufijve.

Ai mendon ti shërbejë njerëzimit dhe të prekë jetën e qindra milionë njerëzve jashtë vendit tuaj. Ambicia jonë është së bashku me Emiratet Arabe dhe Italinë të kemi një bashkëpunim tre palësh. Përmes kabullit ndërlidhës me Italinë t’i shërbejmë Europës”, u shpreh Rama.

Të ngjashme