BMW ka konfirmuar se Seria 4 nuk do të ndalojë prodhimin dhe se tashmë po punohet për gjeneratën e ardhshme, e cila do të vijë paralelisht me Serinë 3 “Neue Klasse”, si një alternativë më sportive dhe e orientuar drejt dizajnit.
Një tjetër lajm i mirë është se BMW M4 i ri do të vijë patjetër. Edhe pse ishte përfolur se mund të bëhej plotësisht elektrik, aktualisht duket më e mundshme që motori me benzinë të mbetet.
Seria 4, e prezantuar si model më vete në vitin 2013 dhe në gjeneratën e dytë që nga 2020, ka shërbyer edhe si bazë për modelin elektrik dhe në përgjithësi ka rezultuar një sukses i rëndësishëm për BMW-në.