Në Ditën Ndërkombëtare të Edukimit, Komuna e Prishtinës ka organizuar aktivitetin “Arsimi në 10 vitet e ardhshme në Kryeqytet”, ku u vlerësua tejet i rëndësishëm investimi në arsim, e ku kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, tha se investimi në arsim nuk është shpenzim buxhetor, por investim në infrastrukturën e të ardhmes së shoqërisë sonë, raporton Ekonomia Online.
Rama përmendi reformat që janë bërë në mandatin e parë katërvjeçar, kohë sa udhëhiqej nga ai.
“Si kryeqytet ne e shohim arsimin si investim strategjik në kryeqytet sepse vet arsimi ndërlidhet me sferat tjera sepse impakti kryesor në sferat e tjera, impakti kryesor në sferat tjera në kryeqytet, në shoqërinë tonë, në ekonomi, kulturë, art e teknologji. Gjitha këto mbështeten mbi cilësinë e arsimit ne e ofrojmë, aftësi që ne i mundësojmë dhe krijojmë te brezat e ri në kryeqytet. Arsimin nuk e shohim si shpenzim buxhetor, por arsimi është faktikisht një investim në infrastrukturën e së ardhmes së shoqërisë sonë. Në mandatin e parë, këto katër vitet e para ne kemi dëshmuar që e trajtojmë arsimin në mënyrën më serioze dhe kemi investuar shumë, duke filluar me mësimin tërditor, kemi filluar me pesë shkolla e kemi vazhduar me dymbëdhjetë shkolla por kemi pasë edhe investime tjera. Digjitalizimi, sot secila klasa, secili nxënës ka qasje ne kurrikulën digjitale, poashtu edhe panelet e mençur në më shumë se 600 kalasë, po ashtu ndërtimi dhe renovimi i një numri të madh të shkollave, tash edhe ndërtimi i 10 shkollave të reja, dhe po ashtu edhe dyfishimi i kapaciteteve të edukimit të hershëm”, tha ai.


