Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.
Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e premte, 23 janar 2026, ora 16:00) janë rinumëruar mbi 52% apo 1,342 nga 2,557 vendvotime.
Sipas këtyre të dhënave, deri më tani rinumërimi është përmbyllur plotësisht në 21 komuna.
Në platfomën e KQZ-së për rezultate https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/ në hapësirën QNR > Rinumërim, do të paraqiten rezultatet pas numërimit të çdo vendvotimi.
