Idrizi takon kryetaren e Kryqit të Kuq

Prishtinë | 27 Jan 2026 | 15:42 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka pritur në takim sot kryetaren e Kryqit të Kuq të Kosovës, Feride Hyseni, dhe sekretaren e Kryqit të Kuq – Dega në Vushtrri, Kumrije Zhabari.

Idrizi ka treguar se në takim u diskutua për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Vushtrrisë dhe Kryqit të Kuq në shërbim të qytetarëve.

“Bashkë diskutuam për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Vushtrrisë dhe Kryqit të Kuq në shërbim të qytetarëve, ndërsa pranova edhe urime për mandatin e dytë. I falënderova sinqerisht për urimin, vizitën dhe bashkëpunimin e deritanishëm!”, ka shkruar ai.

Të ngjashme