Inspektorët në Mitrovicë ndalojnë “punimet e kundërligjshme” të një kompleksi banesor

Prishtinë | 27 Jan 2026 | 16:41 | Nga Ekonomia Online

Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Mitrovicës i ka vendosur shiritat për ndalimin e punimeve në ndërtimin e një kompleksi banesor.

Sipas njoftimit, punimet në rrugën “Liqeni”, pranë Liqenit Akumulues, po kryheshin “në mënyrë të kundërligjshme”.

Theksohet se në vendngjarje ka dalë drejtori i Inspekcionit, Mujë Igrishta, bashkë me inspektorët të cilët thuhet se dokumentuan çdo shkelje të evidentuar.

Igrishta, sipas njoftimit, ka potencuar se për shkak të mosrespektimit të kushteve dhe shkeljes së disa kritereve ligjore, kompanisë “AZ Building” i janë pezulluar punimet.

“Ky veprim vjen për të garantuar respektimin e ligjit dhe për të siguruar që çdo ndërtim të zhvillohet sipas rregullave dhe obligimeve ligjore”, është shprehur Igrishta.

Të ngjashme