Hetohet vdekja e një personi në Skenderaj

Prishtinë | 30 Jan 2026 | 08:44 | Nga Ekonomia Online

Një person është gjetur pa shenja jete pasditen e djeshme në Skenderaj.

Sipas raportit 24-orësh, njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës.

Policia e ka cilësuar rastin si hetim të vdekjes.

“Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thotë PK.

Të ngjashme