Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci është marrë në pyetje nga Prokuroria Speciale cilësinë e të pandehurit në rastin e granteve, në kohën sa ai ushtronte pozitën e ministrit të Bujqësisë.
Këtë e ka konfirmuar edhe Zëdhënësja e PKRS-së, Arbnora Luta.
“Ju njoftojmë se z. Faton Peci është intervistuar në cilësinë e të pandehurit në rastin e granteve, i cili është në trajtim nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës”, tha ajo.
Nga pamjet e marra nga televizioni Dukagjini, Peci shihet të dalë e ku është i shoqëruar edhe nga avokati i tij Taulnat Hodaj.