Ushtarët gjermanë nga Komanda Rajonale e KFOR-it, kanë zhvilluar patrulla të rregullta nëpër disa komuna në veri të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, misioni i NATO-s në Kosovë tha se këto patrulla kontribuojnë në stabilitetin e të gjithë rajonit.
“Përmes këtyre aktiviteteve, personeli i KFOR-it ruan vetëdijen situative dhe kontribuon në stabilitetin në të gjithë rajonin, duke reflektuar angazhimin e qëndrueshëm të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftimin zyrtar të KFOR-it.