Të shtëna me armë në Kodrën e Trimave, në Prishtinë

Prishtinë | 31 Jan 2026 | 16:36 | Nga Ekonomia Online

Dyshohet se të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në lagjen “Kodra e Trimave”, në Prishtinë.

Njësitet policore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe menjëherë kanë rrethuar zonën.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky incident, motivet e së cilit pritet t’i hetojnë organet kompetente.

Në vendin e ngjarjes po ashtu është hasur një veturë e tipit BMW, që duket të jetë e aksidentuar.

Të ngjashme