IPK rekomandon suspendimin e një zyrtari policor në Fushë Kosovë

Prishtinë | 04 Shk 2026 | 16:38 | Nga Ekonomia Online

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor të angazhuar në Stacionin Policor në Fushë Kosovë.

Sipas IPK-së, ndaj zyrtarit policor janë duke u zhvilluar hetime për veprën penale “Sulm”, ndërsa rasti, pas konsultimeve me prokurorinë, do të trajtohet në procedurë të rregullt.

Incidenti dyshohet të ketë ndodhur pas mesnatës në Fushë Kosovë, ndërsa zyrtari policor në fjalë ka qenë jashtë detyrës zyrtare në momentin e incidentit. IPK ka bërë të ditur se hetimet do të vazhdojnë me veprime të tjera për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Të ngjashme