Sherri mes dy grupeve ku u plagos një person në Gjilan -Arrestohen dy të dyshuar, njëri në arrati

Prishtinë | 05 Shk 2026 | 09:31 | Nga Ekonomia Online

Një gjuaje me armë ndodhi në Gjilan mbrëmjen e së mërkurës, e ku një person u plagos dhe i njëjti është dërguar për trajtim në QKUK.

Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se janë identifikuar tre persona, por vetëm dy kanë arritur t’i arrestojnë nga të cilët kanë konfiskuar ndër të tjera dhe dy vetura.

“Gjilan 04.02.2026-18:00. Është raportuar për një shkëmbim zjarrit në mes të dy grupeve nga vetura, ku i plagosur ka mbetur një mashkull kosovar i cili është dërguar në QKUK.  Njësitet e hetuesisë kanë arritur që të identifikojnë tre persona të dyshuar meshkuj kosovarë, ku dy prej tyre janë arrestuar dhe nga ta janë konfiskuar; 7 gëzhoja të kalibrit 9mm, dy karikatorë me 18 fishekë të kalibrit 7.62 mm, celularë dhe dy vetura. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit pas intervistimit  dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

Të ngjashme