Realizohen kontrolle policore në disa shkolla në Vushtrri

Prishtinë | 05 Shk 2026 | 17:36 | Nga Ekonomia Online

Policia e Vushtrrisë ka realizuar kontrolle në gjashtë shkolla të mesme të ulëta dhe të larta në komunë, në kuadër të angazhimeve për parandalimin e dukurive negative dhe rritjen e sigurisë në ambientet shkollore. Kontrolli u krye në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata kompetente.

Gjatë kontrolleve, në katër raste të ndara, tek nxënës të ndryshëm janë gjetur dhe sekuestruar mjete të kundërligjshme, siç janë:

  • një (1) boks hekuri;
  • tri (3) mjete të mprehta (thika).

“Lidhur me këto raste janë ndërmarrë veprimet e nevojshme policore, në koordinim me institucionet përkatëse,” thuhet në njoftim.

Të ngjashme