“Nuk e durojmë më hajninë”, është një nga mbishkrimi që qytetarët e kanë shpalosur para KEDS-it, në mënyrë që të kundërshtojnë paralajmërimin e rritjes së çmimit të energjisë, raporton Ekonomia Online.
Disa pankarta të tjera të vendosura në rrethojat e objektit të KEDS i janë përgjigjur ministres në detyrë të ekonomisë, Artane Rizvanolli, se gjoja po sakrifikojnë, për një energji të sigurt në të ardhmen. “Nuk sakrifikojmë na për KEDS”.
“Nuk sakrifikojmë na për KEDS”, “Rryma nuk është luks”. “ZRRE argatë të KEDS-it”, “Rryma rritet, populli djeget”, janë të tjera pankarta që qytetarët protestues po mbajnë në duar.

