Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Presidentin e Emirateve, Lartmadhërinë e Tij, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan.
Pas takimit, Osmani ka thënë se partneriteti po thellohet.
“Një partneritet që lindi në kohë sfidash dhe sot po thellohet si aleancë vizioni, duke dëshmuar se miqësia e vërtetë ndërtohet me besim të qëndrueshëm dhe angazhim të ndërsjellë”.