Një aksident trafiku mes dy automjeteve ka ndodhur në rrugën Prishtinë–Pejë, konkretisht në fshatin Gllarevë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka bërë të ditur se si pasojë e aksidentit është lënduar një person. I lënduari fillimisht është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën e Kujdesit Mjekësor Familjar në Klinë, ndërsa më pas është transferuar në Spitalin Rajonal të Pejës.Rrethanat e aksidentit janë duke u hetuar nga Policia.