BDI: Vazhdon anashkalimi i gjuhës shqipe në autostradën Shkup–Tetovë-Gostivar

Prishtinë | 07 Shk 2026 | 13:27 | Nga Ekonomia Online

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) vazhdon ta shpreh shqetësimin në lidhje me përdorimin  e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut. Së fundmi ata janë indinjuar ku në tabelën e autostradës Shkup-Tetovë-Gostivar është anashkaluar gjuha shqipe.

Teksa kanë publikuar dhe tabelën, ata shkruajnë se Qeverisë aktuale e Maqedonisë së Veriut nën udhëheqjen e Hristijan Mickoski, i pengon gjuha shqipe kudo.

“Vazhdon anashkalimi i gjuhës shqipe në autostradën Shkup–Tetovë-Gostivar. Kësaj Qeverie i pengon shqipja kudo, aq sa nuk respekton as Kushtetutën, as ligjin”, shkruan BDI.

Të ngjashme