Vëllai i 30-vjeçarit që u gjet sot shpërthen në lot, momenti kur trupi i pa jetë sillet në breg

Prishtinë | 07 Shk 2026 | 15:48 | Nga Ekonomia Online

Vëllai i 30-vjeçarit që u gjet sot shpërthen në lot, momenti kur trupi i pa jetë sillet në breg

Pas rreth një muaji kërkimesh intensive, është gjetur trupi i pajetë i Jurgen Karajt, 30-vjeçarit që më 10 janar ra në lumë së bashku me shokun e tij.

Trupi i Karajt u lokalizua pranë fshatit Urakë, gjatë një patrullimi me gomone të forcave të ushtrisë.

Në vendngjarje ishin të pranishëm edhe familjarët e të ndjerit, ndërsa vëllai i Karajt shpërtheu në lot kur pa trupin e tij të vendosur në automjetin e morgut.

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:30 të mëngjesit të 10 janarit, kur automjeti që drejtohej nga Andi Losha, 24 vjeç, dhe ku pasagjer ishte Jurgen Karaj, ra në përroin e Darsit.

Sipas policisë, Losha u largua nga vendi i ngjarjes pa njoftuar autoritetet dhe pa ofruar ndihmë për pasagjerin, i cili u mor nga rrjedha e ujit.

.https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F4237531849827999%2F&show_text=true&width=267&t=0

Të ngjashme