Haradinaj i ashpër ndaj Speciales: Turpi i drejtësisë së këtij shekulli

Prishtinë | 09 Shk 2026 | 08:55 | Nga Ekonomia Online

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka hedhur kritika ndaj Gjykatës Speciale për të cilën thotë edhe se ka humbur besueshmërinë dhe do të mbetet njollë në historinë e drejtësisë.

Haradinaj në ditën edhe kur do të fillojnë faza përfundimtare në procesin gjyqësor ndaj ish – krerëve të UÇK-së, ka thënë se proceset janë shoqëruar me shkelje të shumta dhe padrejtësi ndaj të akuzuarve.

“Çfarëdo vendimi të merr, kjo Gjykatë do të jetë turpi i drejtësisë së këtij shekulli. Edhe me i liru nuk është drejtë, sepse gjatë krejt këtyre proceseve, patjetër që duhet me marrë vendim lirues, nëse ka drejtësi, por edhe nëse merr vendim lirues, kjo Gjykatë do të jetë trupi i këtij shekulli, sepse i ka bërë të gjitha shkeljet mundshme”, tha ai në emisionin e mëngjesit në Klan Kosova.

Ai theksoi se një vendim lirues do të duhej të ishte i pashmangshëm nëse do të kishte drejtësi, por shtoi se edhe një vendim i tillë nuk do të mund ta riparonte dëmin e shkaktuar nga proceset e deritanishme.

Të ngjashme