Tre persona janë arrestuar në Pejë të dielën, e ku policia ka konfiskuar dhe një sëpatë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.
“Pejë 08.02.2026-20:50. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që, të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë kanosur dhe sulmuar viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse me ç’rast kanë konfiskuar një sopatë që dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.