Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, nuk ka të lënduar

Prishtinë | 09 Shk 2026 | 17:46 | Nga Ekonomia Online

Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur rreth orës 14:00 në rrugën “Tahir Zajmi” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Ai njoftoi se nga ky incident nuk raportohet për persona të lënduar.

Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe po kryen hetimet për të sqaruar rrethanat. 

Të ngjashme