Aksident mes tri veturave në Klinë, lëndohen katër persona

Prishtinë | 09 Shk 2026 | 19:36 | Nga Ekonomia Online

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në fshatin Dollc të Klinës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas Gashit, në aksident kanë qenë të përfshira tri vetura.

Ai tha të lënduarit po marrin trajtim mjekësor dhe se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet”, ka deklaruar Gashi.

Të ngjashme