Dyshime për dallavere me rezultatin zgjedhor, vazhdon intervistimi në Klinë

Prishtinë | 11 Shk 2026 | 09:37 | Nga Ekonomia Online

Sot do të vazhdojë intervistimi i personave përgjegjës për procesin e numërimit të votave në Komunën e Klinës.

Prokuroria Themelore në Peja ka njoftuar bëhet fjalë për dyshimet me manipulim të rezultatit zgjedhor të zgjedhjeve të 28 dhjetorit të 2025-tës.

“Prokuroria Themelore në Pejë, njofton opinionin publik se sot do të vazhdojë intervistimi i personave përgjegjës për procesin e numërimit të votave në Komunën e Klinës. Lidhur me dyshimet për manipulim të votave, përkatësisht të rezultateve të kandidatëve të subjekteve politike në këtë komunë, Prokuroria Themelore në Pejë ka autorizuar Hetimet Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, përfshirë intervistimin e personave në këtë proces. Prokuroria Themelore në Pejë, mbetet e përkushtuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti dhe për garantimin e ligjshmërisë dhe integritetit të procesit zgjedhor. Për zhvillimet e mëtejshme, opinioni publik do të njoftohet me kohë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Pejës.

Të ngjashme