Mbrojtja e Hashim Thaçit, e përfaqësuar nga avokati Luka Misetiq në fjalën e tij në sallën e gjyqit në Hagë ua ka rikujtuar gjykatësve se çka thanë dëshmitarët ndërkombëtarë në rastin e dëshmive të tyre në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Luka Misetiq, ka zbuluar kontradiktat e Prokurorisë së Hagës.
Kjo duke theksuar se si është e mundur që as ndërkombëtarët e as Bislim Zyrapi nuk paskan ditur për “qëllimin kriminal të UÇK-së”, kur komunikatat kanë qenë publike.
“Nga njëra anë ZPS-ja thotë që provat e ndërkombëtarëve nuk duhet të merren parasysh si Burnes, Rubin, Hill, Clark, James Covey, Duncan, Ëilliams e Durkey, sepse sipas tyre, nuk kanë pasur informacion të dispouneshëm. Megjithatë, dëshpërimisht, çështja e Prokurorisë kundër Thaçit mbështetet në deklarata e komunikata që kanë qenë të disponueshme në sferën publike. Ndërkombëtarët në atë kohë kanë qenë të infromuara për të gjitha këto gjëra. Nëse komunikatat publike janë mjete kriminale, si e shpjegon ZPS-së që Zyrapi nuk kishte ifnromacion të tillë, nuk i lexonte ai këto komunikata? Kjo nuk ka pikë vlere e fare kuptim, e aq më pak të përbëjë provë. Si argumenton ZPS-ja që ndërkombëtarët e shefi i shtabit të përgjithshëm nuk kishin informacion për qëllimin kriminal, e niveli më i ulët kishin këtë qëllim? A iu deshën 20 vjet ndërkombëtarëve për të zbuluar krimet në Ruandë, apo krimet në Bosnjë? Jo, sepse retorika në Ruandë, Serbi e Bosnje ishin të qarta, e janë raportuar menjëherë. Komunikatat e UÇK-së nuk kanë qenë nxitëse të krimit, sepse ndërkombëtarët do ta kishin ditur. Çështja e ZPS-së thotë se Thaçi ka qenë në Rambuje, e ndërkohë që fushata e UÇK-së për krimet e luftës, janë shpalosur për 11 muaj, pavarësisht kësaj, ka thënë profesori Williams, që asnjë në grupet e kontakti nuk e ka përmendur Thaçin”, tha ai.