Më 16 shkurt ora e parë mësimore në Prishtinë i kushtohet historisë së UÇK-së

Prishtinë | 11 Shk 2026 | 13:19 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se ora e parë mësimore e 16 shkurtit do t’i kushtohet historikut, rolit dhe sakrificës së UÇK-së.

“Në Kryeqytet, ora e parë mësimore në nderim të UÇK-së! Reflektim mbi historinë dhe përgjegjësinë tonë shtetërore! Në prag të 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në të gjitha shkollat publike të Kryeqytetit, ora e parë mësimore e datës 16 shkurt do t’i kushtohet historikut, rolit dhe sakrificës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)”, ka shkruar ai.

Rama thotë se ky është një obligim institucional dhe moral që të kultivojnë te brezat e rinj respekt për historinë.

“Si Kryeqytet, kemi obligim institucional dhe moral të kultivojmë te brezat e rinj respekt për historinë, sakrificën dhe idealet tona. Kujtesa historike është themel i identitetit dhe respektit për shtetësinë!”, nënvizon ai.

Të ngjashme