Avokati Erick Tully që po mbron Rexhe Selimin në procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë e ku në fjalën e tij tha se Prokuroria e Speciales nuk është përpjekur që ta vërtetonte se Ministria e Rendit Publik e drejtuar nga Selimi ishte strukturë që kishte mundësi të ushtronte kontroll operativ mbi një forcë policie në mbarë vendin.
“Mungesa e dokumenteve është një lloj dëshmie që nuk ekzistonte një strukturë e mirëorganizuar e Rendit Publik… mendojeni për një çast sa i rëndësishëm do të ishte roli i shefit operativ të policisë së një vendi, edhe në një situatë jashtë konfliktit në Kosovë. Kjo do të ishte një detyrë herkuliane. Minimalisht do të kishim pritur të shihnim urdhra, udhëzime që të buronin prej këtij komandanti operativ drejtuar vartësve, por s’kemi parë asnjë të tillë. Asnjë shembull të ndonjë urdhri, një udhëzimi, në asnjë moment, në asnjë zonë të Kosovës nuk është lëshuar asnjë dokument, as nga zoti Selimi, dhe as në emër të zotit Selimi”.
Tully tha se duke tentuar “Prokurori u kthye në ekspert dhe se ZPS-ja nuk mund t’i bëjë këto”.
“E për këto do të duhej të vinte një ekspert i kriminalistikës dhe ideja që vetë ZPS-ja të funksionojë si dëshmitarë dhe i kërkon trupit gjykues që ta bëjë vlerësimin po ashtu si ekspert pa ndihmën e një ekspert është absurde, kjo s’ka themelisë dhe duhet rrëzuar në tërësinë e vetë. Qoftë edhe për hirë argumentit. Dhe në qoftë se do të pranohej se nënshkrimi i takon Selimit, një nënshkrimi vetëm një material prej 30 e sa faqesh nuk tregon vetëm bllokun e nënshkrimit dhe pse një person ka nënshkruar vetëm një dokument në gjithë atë, siç pretendon ZPS-ja.Mbrojtja nuk e pranon se ZPS-ja ka gjetur se blloku i shënimeve është i njëjtë me atë që kemi parë ne. ZPS-ja nuk e ka vërtetuar që secili prej shënimeve është shkruar nga Selimi dhe lutem nga trupi gjykues të analizojë provat dhe se autorësia s’mund ti atribuohet një personi të vetëm. Ne evidetuam edhe një gabim.
ZPS-ja nuk ka evidentuar se Selimi është autor i secilës prej këtyre shënimeve në bllok shënimesh që përdorin dhe referencat e përdorura përmes dokumenteve të tjera mbi të cilat mbështeten nuk janë nga bllokshënimet që janë marrë.
“Ne kundërshtojmë që Selimi ka marrë pjesë në takimin që pretendohet të ketë ndodhur dhe përmendet në pretendimet se këto shënime, është autor i tyre.Pra ZPS-ja nuk ka vërtetuar se Selimi ishte i pranishëm edhe pse kjo përmendet disa herë në këto shënime, gjithashtu kundërshton këtë pretendim në mënyrë të drejtpërdrejtë se ky libër që përmend këtë takim nuk e rendit Selimin në mesin e pjesëmarrësve dhe ZPS-ja nuk e ka trajtuar se pse dëshmia duhej të pranohej”, tha ai në fjalën e tij.
