Rezoluta për Specialen miratohet pa votën e LDK-së, Mustafa: Pyetni liderët aktualë të partisë

Prishtinë | 13 Shk 2026 | 13:59 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi i Kosovës miratoi dje një rezolutë që kërkon nga Gjykata Speciale një proces gjyqësor të drejtë.

Ndonëse rezoluta u miratua me shumicë votash, partia e drejtuar nga Lumir Abdixhiku, LDK-ja, nuk mori pjesë në votim.

I pyetur nga Indeksonline për këtë “heshtje” të partisë, Mustafa u përgjigj shkurt: “Përgjigjen do duhej ta merrni nga politikëbërësit aktualë të LDK-së”.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme, LDK-ja ka reaguar për media pas refuzimit për të votuar rezolutën në kuvend, e cila kishte të bënte me mbrojtjen e krerëve të UÇK-së në Hagë.

Refuzimi erdhi pasi kuvendi nuk miratoi kërkesën e LDK-së që në rezolutë të përfshihej edhe çështja e zbardhjes së vrasjeve të pasluftës në Kosovë.

Të ngjashme