Lyrical Son: Që mos me u përdhos UÇK, duhet me u dëgju edhe zani i popullit

Prishtinë | 16 Shk 2026 | 20:37 | Nga Ekonomia Online

Reperi i njohur, Festim Arifi, në “DPT te Fidani” në Klan Kosova tha se në rastet si protesta e nesërme, tregohet se sa patriot jemi.

Sipas tij aktakuzat ndaj krerëve të UÇK-së janë nga Beogradi.

“Edhe unë besoj në popullin tonë, besoj shumë në shqiptarët Kuq e Zi, produkt i qetyne është edhe Kosova, në të cilën jetojmë në të.

“Që mos me u përdhos i vetmi institucion i lavdishëm, ato tri shkronja të arta, që çlirimtarët mos me kalu në kriminel, duhet me u dëgju edhe zani i popullit”, tha Lyrical Son.

“Na si popull duhet të jemi më shumë falënderues. Ju thërras për gjakun e derdhun dhe për lirinë që sot e gëzojmë”, përfundoi ai.

Të ngjashme