Dy trupa të pajetë janë gjetur në vargmalin Eryri (Snowdonia), gjatë një kërkimi për dy djem të zhdukur në Uells të Veriut.
Zhdukja e dy viktimave, 19 dhe 20 vjeç, u raportua në polici të mërkurën, shkruan skynews.
Disa ekipe të kërkim-shpëtimit malor u angazhuan në kërkimin e viktimave, transmeton IndeksOnline.
Sipas policisë, trupat janë identifikuar dhe familjet e viktimave janë informuar.