Partia Socialdemokrate ia ka dërguar kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza “kartelën” e Lëvizjes Vetëvendosje, e ku në pozitën e tij shkruan “anëtar i ndertit”, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i saj, Dardan Molliqaj thotë se PDK është shndërruar në degë të Vetëvendosjes.
“Në mënyrë simbolike ia kemi pru kartelën e anëtarësisë kryetarit të PDK-së zotërit Bedri Hamza. Ajo çka ka ndodhur pas procesit zgjedhor të 28 dhjetorit, një opozitë që do të duhej të ishte formale të paktën, është shndërruar në degë të Vetëvendosjes. Kjo tregon se Kosova është e rrezikuar në rrafshin e demokracisë dhe jo vetëm. Ju e dini që për një vit këto parti nuk janë takuar as me zotëri Albin Kurtin e as ndërmjet vetes për ta bërë Qeverinë. Pas një viti, nën pretekstin që Kosovës nuk i duhen më zgjedhje , tash po thonë bënë me ja votu presidentin që e propozon VV. Po ku ishit deri më tash? Pse na quat dy herë në zgjedhje? Pse nuk u bën PDK-LDK dhe AAK e as me Albinin asnjëri”, tha ai.
Molliqaj pretendon që Kurti synon kapjen e Kryeprokurorit të Shetit.
Qysh është e mundur që s’bën Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit që i takon edhe me Kushtetutë në herën e kalume, po bën me ia zgjedh presidentin që e don Albin Kurti?”. Kjo është t’i shërby totalisht dy sendeve: koncentrimit absolut të pushtetit të Albin Kurtit dhe interesave të ngushta partiake. Ju e patë qysh Bedri Hamza lypte marrëveshje. Thojke para se me u zgjedh kryetari i Kuvendit, kryesia e Kuvendit dhe qeveria, na dojmë marrëveshje. Nëse s’na thirr Albini përpara, na nuk takohemi thojke. U takuan mbasandaj, kanë me ia votu prapë kënd të dojë. Nuk është problemi i emrave. Problemi është që kjo e koncentron pushtetin te Albin Kurti dhe ai ka dy synime;kapjen e Kryeprokurorit të Shtetit dhe zgjedhjen e shtatë gjyqtarëve — nga nëntë që i ka Gjykata Kushtetuese, dy aktualisht e pesë në gusht të vitit të ardhshëm përfundojnë mandatin. Këto parti mbarin përgjegjësi për dëmet që i shkaktohen Kosovës në të ardhmen. Këta nuk munden me thonë “ky president tash s’patëm faj ne çka ndodhi. Vjosa Osmani është presidentja e parë në historinë e Republikës së Kosovës, edhe të rajonit edhe të Evropës, që nuk ka emëru Kryeprokuror të Shtetit për më shumë se katër vjet. Kjo duket një lajm kurgjo, por për me funksionu një shtet normal demokratik, institucionet e pavarura duhet me qenë të kompletuara. Katër vjet s’kemi Kryeprokuror. Dhe kjo është bakshish prej Lidhjes Demokratike të Kosovës, për të cilën do t’flasim kur t’ia çojmë edhe atij sot kartelën e anëtarësisë sikurse Bedri Hamzës. Përgjegjësia historike mbartet mbi këta. Ne e dimë çka don Albin Kurti, po nuk guxojmë me i shërby atij”, tha ai.
