Një epokë e re nis për Cristiano Ronaldon.
Ylli portugez ka njoftuar se ka blerë 25 për qind të aksioneve të klubit spanjoll UD Almeria, duke u bërë bashkëpronar i skuadrës dhe duke hedhur një hap të madh drejt angazhimit të tij në futboll përtej fushës së lojës. Në deklaratën e publikuar nga Fabrizio Romano, Ronaldo thekson se ky ishte një ambicie e kahershme e tij për të kontribuar në futboll edhe jashtë fushës.
Ai u shpreh i lumtur që i bashkohet projektit të Almerias dhe se mezi pret të punojë me drejtuesit për fazën e re të zhvillimit të klubit.
Sipas 39-vjeçarit, Almeria ka baza të forta dhe potencial të qartë për rritje në futbollin spanjoll. Investimi i tij pritet t’i japë një shtysë të re klubit, si në aspektin sportiv ashtu edhe në atë financiar, ndërsa emri i Ronaldos mund të ndikojë ndjeshëm në rritjen e imazhit ndërkombëtar të skuadrës.
Ky vendim shënon një kapitull të ri në karrierën e njërit prej futbollistëve më të mëdhenj në histori, i cili tashmë po mendon seriozisht për të ardhmen e tij në botën e futbollit edhe si investitor.