Lladrovci përkujton masakrën e Çirezit dhe Likoshanit: Drejtësia vonon, por nuk harron

Prishtinë | 28 Shk 2026 | 14:37 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka përkujtuar përvjetorin e masakrës së Çirezit dhe Likoshanit, duke shprehur nderim, dhimbje dhe solidaritet me familjet e dëshmorëve dhe martirëve.

Ai theksoi se sulmi ndaj këtyre fshatrave nuk ishte i rastësishëm, pasi, sipas tij, okupatori kishte në shënjestër burimet dhe çerdhet e rezistencës shekullore.

“Armiku po sulmonte nga frika dhe paniku për të penguar organizimin e Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe rezistencën e armatosur”, shkroi ai.

Kryetari shtoi se përgjegjësit, urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e masakrës ende nuk janë përballur me drejtësinë. “Drejtësia mund të vonojë, por nuk harron”, deklaroi ai.

Të ngjashme