Protesta në Tiranë: I vihet zjarri ish-vilës së Enver Hoxhës

Prishtinë | 28 Shk 2026 | 21:30 | Nga Ekonomia Online

Ish-vila e Enver Hoxhës është përfshirë nga flakët këtë mbrëmje, pasi protestuesit e PD-së kanë hedhur në drejtim të godinës së ish-diktatorit dhjetëra molotovë dhe fishekzjarrë.

Zjarri ka përfshirë godinën, ndërsa menjëherë kanë ndërhyrë autoritetet duke hedhur ujë, raporton Top Channel.

Protestuesit më pas janë larguar duke marshuar në drejtim të Kryeministrisë, aty ku është vendosur një kordon policie.

Të ngjashme