Deputetja e LDK-së nis pyetje në KEK për thëngjillin

Prishtinë | 04 Mar 2026 | 10:17 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka dërguar pyetje në KEK në lidhje me thëngjillin përgjatë vitit 2025 dhe 2026.

Këto pyetje ajo thotë t’i ketë dërguar në adresë të KEK-ut, ani pse në këtë javë nuk është mbajt Komisioni për Ekonomi.

“Pavarësisht se këtë javë Komisioni për Ekonomi nuk ka mbajtur mbledhje, unë kam nisur pyetjet KEK në lidhje me thëngjillin, për 2025 dhe 2026. Sa thëngjill është nxjerr në vitin 2025? A ka arritur planifikimin apo jo?  Sa planifikohet të ketë thëngjill në 2026? Si është kontraktuar thëngjilli dhe sa do të ofrohet për shitje.  Thëngjilli është pasuria më e madhe e Kosovës edhe ky është vetëm fillimi i kërkesave për transparencë dhe llogaridhënie”, ka shkruar Ymeri.

Të ngjashme