Bajra: Kina e Irani nga Ngushtica e Hormuzit kanë dërguar armë në Rusi

Prishtinë | 04 Mar 2026 | 10:52 | Nga Ekonomia Online

Lufta mes ShBA-së dhe Iranit, ka pasur direkt edhe në ekonomi.

Vetëm pak kohë pas nisjes së konfliktit, filloi edhe rritja e çmimeve të naftës.

Kjo çështje u diskutua edhe me ekspertin e ekonomisë, Emanuel Bajra.

Bajra në emisionin e mëngjesit shpjegoi efektin e mbylljes së Kanalit të Hormusit.

Sipas tij përfituese e këtij nuk është Kina, sepse ShBA-ja do ta shtrojë kontrollin.

“Amerika thotë se çdo anije do të kalojë, por jo. Implikimet do të jenë se do të ketë kontroll shumë më të rreptë të këtyre anije, edhe ky është edhe një problem shumë i madh për shkak se do të shihet për së brendshmi se çka ka në ato anije”, deklaroi Bajra në Klan Kosova.

“Shumë nga këto anije kanë bartur armë të sofistikuar që janë dërguar përmes Kinës në Iran dhe përmes Iranit në Rusi, p.sh në fushëbetejën e Ukrainës”, deklaroi ai në emisionin e mëngjesit.

Të ngjashme