Irani është pranë zgjedhjes së një Udhëheqësi të ri Suprem për të zëvendësuar Ali Khamenei, tha të mërkurën për televizionin shtetëror një anëtar i Asamblesë së Ekspertëve, organi përgjegjës për zgjedhjen e udhëheqësit të ri.
“Udhëheqësi Suprem do të përcaktohet në momentin më të afërt të mundshëm. Jemi pranë një përfundimi, megjithatë situata në vend është situatë lufte”, tha për televizionin shtetëror Ahmad Khatami.
Ndërkaq, burime iraniane i thanë Reuters se Mojtaba Khamenei, djali i udhëheqësit suprem të ndjerë iranian, ka mbijetuar sulmit amerikan-izraelit ndaj Iranit.
Kjo vjen pas deklaratës së ministrit të Mbrojtjes së Izraelit, i cili tha se pavarësisht emrit të tij (pasuesit) apo vendit ku fshihet, ai do të jetë një “objektiv i qartë për eliminim”.
Mojtaba Khamenei shihet nga establimenti si një kandidat i mundshëm për të qenë Udhëheqësi i ardhshëm Suprem.
Mbrëmë u raportua se Mojtaba Khamenei veçse ishte zgjedhur lider suprem.