Xhavit Haliti nuk do të votojë ndryshe nga PDK për presidentin/en

Prishtinë | 04 Mar 2026 | 13:56 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, nuk do të veprojë i vetëm në çështjen e presidentit, por do të votojë ashtu siç do të vendosë partia, raporton Ekonomia Online.

“Të gjitha grupet parlamentare mbajnë qëndrimet e tyre. Ne kemi një qëndrim publik si PDK. Tani kemi mbledhjen. Deri tash janë përmendur katër apo pesë kandidatura. Të shohim. Ideale është ai që i fiton votat. Në politikë s’ka ideale apo pëlqyeshmëri, por, në variantin siç po propagandohet, pozita e presidentit të Kosovës është një pozitë për të cilën duhet të ketë dakordim të shumicës së deputetëve dhe partive politike, si dhe pëlqyeshmëri nga qytetarët. Mbi të gjitha, duhet të ketë garanci se ai që zgjidhet do t’i shërbejë vendit dhe do të jetë garantues i Kushtetutës”, ka thënë Haliti.

Por Haliti mohoi edhe se Andin Hoti kërkoi votën e tij për president.

“Jo. Do t’i përkrah vendimet e partisë”, tha ai.

Të ngjashme