Me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së, Forca e Sigurisë së Kosovës do të rreshtoi kuadratet e saj, në ceremoninë zyrtare që do të mbahet në ora 12:00 në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.
Manifestimi do të jetë i hapur për të gjithë qytetarët si dhe të pranishëm do të jenë krerët më të lartë shtetërorë dhe mysafirë të ftuar.