Si rrallëherë, fëmijët e disa shkollave të Kosovës kanë shkuar në kazermën “Adem Jashari” për të parë nga afër ushtrinë e shtetit, e ku aty po shënohej 28-vjetori i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), raporton Ekonomia Online.
Njëzëri, ata brohoriten emrin e shkuar në tri shkronja të arta, pra, “UÇK”. Por fëmijët, nuk mbetën pa u përshëndetur nga afër edhe nga presidentja e shtetit, Vjosa Osmani.
